6.01.2020

Vizatim i kolazhuar

      Kur bëjmë vepër figurative me ngjitje të sipërfaqeve të ngjyrosura nga materiale të ndryshme, themi se ajo teknikë është kolazh. Kur kombinojmë vizatim dhe kolazh me sipërfaqe të tjera, themi se kemi vizatim të kolazhuar, e kur kombinojmë pikturim me kolazh, themi se kemi pikturë të kolazhuar. 

      Për kolazh mundemi të shfrytëzojmë sipërfaqe të ngjyrosura nga materiale të ndryshme, nga letra, tekstili, teksturë nga letra, pjesë të fotografive ose sipërfaqe të ngjyrosura apo tekstuale të materialeve tjera të shtypura. Në kohët më të reja, për kolazh përdoren edhe materiale tjera, të cilat i përdorim në jetën e përditshme.

Shembuj të kolazheve:



Detyrë: Kompononi një kolazh sipas zhgjedhjes suaj!